pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 * Dieta dhe Ushqimi *

Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master
attacknight


Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

* Dieta dhe Ushqimi * Empty
MesazhTitulli: * Dieta dhe Ushqimi *   * Dieta dhe Ushqimi * EmptyWed Dec 02, 2009 7:03 pm

Vitet e fundit, lidhjet ndërmjet dietës dhe shëndetit janë bërë gjithnjë e më tepër të qarta. Roli i një diete të keqe raportohet mjaft mirë në shumë sëmundje. Por roli që dieta luan në sëmundjet e mushkërive nuk është kuptuar mjaftueshëm.

Ushqimët Mbrojtëse
Ka prova që disa vitamina dhe lloje ushqimesh duhet të përfshihen në dietën tonë në mënyrë të rregullt për të mbajtur mushkëritë tona aq të shëndetëshme sa është e mundur.

Stresi oksidativ
Shumë sëmundje të mushkërive janë të lidhur me një proces të quajtur stres oksidativ. Stresi oksidativ shfaqet kur niveli i agjentëve oksidues (si tymi i duhanit, ndotja e ajrit dhe infeksionet) është më i lartë se sistemi antioksidant mbrojtës i trupit tonë.

Sëmundjet e mushkërive
Sëmundjet e mushkërive që janë të lidhura me stresin oksidues janë:

* Astma
* Emfizema dhe sëmundja kronike obstruktive e mushkërive
* Fibroza cistike
* Pneumonia
* Semundjet intersticiale të mushkërive
* Sindromi i distresit respirator akut tek i rrituri
* Tuberkulozi

Ngrënja e Ushqimeve të Duhura
Është e rëndësishme të sigurohemi që të gjithë konsumojmë faktorët e duhur dietetik dhe ushqimet që mund të na ndihmojnë për të parandaluar dëmet dhe në mënyrë potenciale të mbrojnë mushkëritë tona nga stresi oksidativ.

Vitaminat antioksiduese
Vitaminat antioksiduese, ashtu si dhe emri e tregon, janë të dobishme për shëndetin e mushkërive. Shembuj të disa burimeve ushqimore të vitaminave të ndryshme antioksiduese janë të treguara më poshtë:
Burime të vitaminave nga ushqimet

* Vitamina C; Agrumet dhe lëngjet e tyre,fruti i kivit, brokolo, piperi jeshil.
* Beta-carotenë: Kajsia, pjepri, mango, karrota, piperi, spinak, patate e ëmbël
* Vitamina E: gruri, drithërat, vaji vegjetal, margarina, bajamja, kikirikët.
* Seleni : Drithërat( në varësi nga përbërja e tokës) produktet shtazore, produktet e detit

Lëndë ushqyese të tjera
Lëndë ushqyese të tjera që janë treguar të dobishme për shëndetin e mushkërive përfshijnë magnesiumin dhe acidet yndyrore omega -3.

Magnesiumi
Magnesiumi është i dobishëm pasi ai luan rol në aktivitetin enzimatik, është i përfshirë në zgjerimin e muskulaturës së lëmuar të rrugëve të ajrit, ndalon disa transmetime nervore dhe ai stabilizon celulat e përfshira në inflamacion. Burimet ushqimore të magneziumit përfshijnë arrat, lajthitë, bajamet, fasulet, bimët bishtajore, drithërat e thata (cerealet), të gjitha llojet e drithërave, karrotat, spinaku dhe produktet e peshkut.

Acidet Yndyrore Omega -3 dhe Omega -6
Acidet yndyrore omega -3 janë të përfshirë në uljen e sintezës së leukotrieneve, në frenimin e sintezës së prostaglandinave E2 dhe rregullimin e rritjes së qelizave malinje. Acidet yndyrore omega-3 mund të gjenden në vajin e peshkut, peshkun dhe frutat e detit, sojën, vajin e farave të lirit dhe zarzavatet me gjethe. Nuk ka aq shumë rëndësi sasia e acideve yndyrore omega -3 se sa raporti i acideve yndyrore omega-6 me omegen- 3.Acidet yndyrore omega-6 gjenden në vajin vegjetal, margarinën, majonezë dhe ushqimet e përpunuara me vaj. Ne duhet të ushqehemi 4 deri 10 herë më shumë me acide yndyrore omega -3 në krahasim më acidët yndyrorë omega -6.

Ushqime të Dëmshme
Nuk ka shumë informacion të vlefshëm mbi ushqimet që kanë një efekt të dëmshëm në mushkëri. Megjithatë, janë një sërë ushqimesh që shkaktojnë sëmundje të tjera dhe këto munden po ashtu të jenë të dëmshme për shëndetin respirator.

Kripa
Dietat e pasura me kripë mund të rrisin rrezikun e astmës ose acarimet në të rriturit më astme. Megjithëse prova për efektin e kripës në funksionin e mushkërive në marrjet e kripës të kontrolluara jo konkretisht është një hap sensibël.
Doza ditore e lejuar e kripës është 5-6 gram.

Acidet Yndyrore
Në 15 vitet e fundit, janë bërë ndryshime në tipet e yndyrës që ne konsumojmë në vendet e zhvilluara. Në vecanti, marrjet tona në ushqime të acideve omega-6 (drithra dhe luledielli) dhe i acideve trans-yndyrore (ushqime të skuqura dhe margarinë) janë rritur, ndërsa marrjet tona të yndyrnave të saturuara( gjalpë dhe sallo) dhe të acideve yndyrore omega -3 (salmon dhe sardele) janë ulur. Ky ndryshim në konsumin e acideve yndyrore mund të luaj një rol në zhvillimin e alergjive tek femijët dhe në rritjen e rrezikut për astma. Prandaj, marrja e acideve yndyrore omega-6 dhe trans-yndyrore duhet të jetë në minimum.

Obeziteti (Dhjamosja)
Nivelet e dhjamosjes janë rritur si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në ato vende në zhvillim. Dhjamosja mund të rrisë incidencën e astmës dhe hiper-reaktivitetin e rrugëve të ajrit. Per me tëper, në qoftë se dikush është obez atëherë funksioni pulmonar është i ulur. Ulja në peshë mund të përmirësojë simptomat, hiper-reaktivitetin e rrugëve të ajrit dhe funksionin pulmonar.

Shtesat Ushqimore
Disa shtesa ushqimore të zakonshme mund të shkaktojnë acarimin e astmës, përfshirë tartarzinën, glutamatin e monosodiumit (MSG) dhe sulfitet.

Të Përgjithëshme
Në total, në Europë, 14 milion fëmijë janë mbi peshë dhe 3 milion prej tyre janë obezë. Rreth 90% e fëmijëve në Europë hanë më pak se sasia e rekomanduar e frutave dhe e zarzavateve në një ditë.

http://www.total-diet.com/wp-content/uploads/2008/09/low-carbs-diet-plan.jpg
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
* Dieta dhe Ushqimi *
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Interneti dhe Kompjuteri :: shkrime-
Kërce tek: