pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shumë Gjëra Këtu Per V.I.P Shqipëtar... postuar nga Arjani-Records

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
arjani-records

arjani-records


Postimet : 3
Piket : 14
I antarsuar : 20/06/2010

Shumë Gjëra Këtu Per V.I.P Shqipëtar... postuar nga Arjani-Records Empty
MesazhTitulli: Shumë Gjëra Këtu Per V.I.P Shqipëtar... postuar nga Arjani-Records   Shumë Gjëra Këtu Per V.I.P Shqipëtar... postuar nga Arjani-Records EmptyMon Jun 21, 2010 9:46 am

Labinot Tahiri i ka dhuruar një autoambulancë spitalit rajonal të Ferizajt, për të cilën ky institucion i shëndetësisë kishte shumë nevojë.

“Megjithëse spitali rajonal i Ferizajt është në shërbim të 250 mijë banorëve të kësaj ane, deri tash ka pasur në dispozicion vetëm dy autoambulanca të vjetra, dhe me këtë që na dhuroi Labi e kemi zbutur sado pak gjendjen. Kjo është ndihma e dytë e tij për spitalin pasi që Labi ka dhuruar edhe me herët katër bombola me rregullator të oksigjenit të cilat janë të nevojshme për sallë të operacionit”, është shprehur Dr. Metushi për “Zëri”.

Ndërkaq këngëtari Labi tha se përkundër dëshirës që rastet emergjente të jenë sa më të rralla, ka dëshirë që brenda mundësive të ndihmojë spitalin e Ferizajt.

“Falë Zotit dhe mjekëve të spitalit të Ferizajt, babai im është ende në jetë pas atakut që pati në zemër para dy vjetësh”, ka thënë Labi.
_________________



Këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi ka vendosur që këtë verë t’u përkushtohet maksimalisht të dy profesioneve të saj. Pas mungesës disa muajshe, në fund të qershorit ajo do t’i rikthehet skenës së teatrit, në rolin e Ofelisë te tragjedia “Hamleti”.

Angazhimi në teatër kërkon përkushtim të madh, mirëpo Rozi nuk e ka ndërmend që ta lërë pasionin e saj, muzikën.

Ajo aktualisht është duke punuar dy këngë të reja në studion e kompozitorit Adrian Hila, për njërën prej të cilave thotë se do t’i realizojë edhe një klip ‘të nxehtë’.







Këngëtarja e njohur Genta Ismaji ka realizuar një duet më këngëtarin turk Cuneyt Çakim, këngë që tashmë ka filluar të bëhet hit edhe pa videoklip të realizuar.

Dueti i realizuar duket se Gentës po i sjell sukses të ri, shkruajnë mediat kosovare. Ndonëse videoja e këngës akoma nuk është realizuar, kënga po pëlqehet me të madhe në disa vende evropiane, thekson e përditshmja “Infopress”.

Pos Turqisë, kënga me titull “Sexy”, gjendet edhe nëpër top listat e radiove gjermane. Kënga në fjalë do të jetë pjesë e festivalit “Istanbul Music Awards”, ku pritet të marrë pjesë edhe Genta.

Përndryshe, Genta aktualisht është duke bashkëpunuar me këngëtarin Labinot Tahirin për një tjetër duet, derisa ka përfunduar edhe një duet me reperin Noizy.






Vokalistja e grupit “XXL”, Elita Ziberi, ka folur në një intervistë për INA, se ajo dhe grupi i saj do të jenë trashëgues të babait të saj respektivisht grupit të famshëm Elita 5, ndërsa shtoi se ajo nuk ka të dashur, por nuk mohoi të ketë simpati.

“XXL të ndjekë fizionominë e Elita 5? Në fakt grupi ‘XXL’ ka qenë i krijuar më parë por i mungonte një vokalist. Unë vazhdoj shkollën e muzikës me një anëtar të grupit, Leutrimin dhe ishte ai që ma bëri ftesën. Për sa u përket pesë anëtarëve, që kanë të dy grupet është thjesht një rastësi. Trashëgues të famës së Elita 5? Shpresoj se po, atë ëndërr kemi”, theksoi Elita.

Në pyetjen se a ka të dashur meqë është e rrethuar gjatë gjithë kohës nga djem, Elita tha “Unë për dy muaj bëhem 18 vjeçe. Jam duke u rritur dhe normal që kemi simpati. Pse jo në të ardhmen të kem një lidhje të mirë siç do të më pëlqente për ta jetuar gjithë jetën time”, u shpreh ajo.

Grupi XXL u shpall fitues i çmimit “Artisti më i mirë i ri” në Top Fest 7, ndërsa për çmimin e madh fitues, ajo shprehet se Eneida Tarifa e meritoi atë, por se i pëlqente kënga e Vedat Ademit “Koha s’kthehet”.







ftohti i së shtunës mbrëma nuk ndali asnjë nga të ftuarit e rok grupit “Troja”, të shijonte këngën dhe videoklipin e tyre më të ri “ Mretnesha Kohë”.

“U ndjemë mirë. Mësuam shumë nga gabimet tona, se, normal që ne mendojmë se e keqja ekziston për të na mësuar se qysh s’duhet me kanë gjërat. Nuk jemi të përsosur, jemi relativ e të ndryshueshëm”.

“Faleminderit Zotit që jemi kështu, nuk jemi më të mençurit, por gabimet tona na mësojnë se qysh duhet me kanë pak më të mençur”, ka thënë për të përditshmen “Infopress”, i pari i rok grupit “Troja”, Bujar Berisha.

Kënga “Mretnesha Kohë”, i siguroi “Trojës” çmimin “Grupi më mi mirë rok”, në festivalin e “Top Fest 7”.









“Dancing with the stars”, suprizat e Grabockës Të enjten në mbrëmje, spektakli “Dancing with the stars Albania” ka kurorëzuar fituesit e saj, modelin Oni Pustina dhe balerinën Linda. Dy pretendentët e tjerë, këngëtarët Genta Ismajli dhe Landi Hysa, kanë marrë përkatësisht vendin e dytë dhe të tretë, ndërsa është ndjerë padyshim zhgënjimi i tyre. E megjithatë, i pari spektakël në Shqipëri i këtij show të mirënjohur në botë ka shënuar një sukses. Regjisorja Vera Grabocka në ripërtëritjen e formulës së saj 12 javore, nën prezantimin e Alketa Vejsiut, ka treguar edhe njëherë se ajo gjithmonë ja del. Por, mbrëmja e fundit e spektaklit solli në skenën e “Dancing with the stars” edhe show-men-in Adi Krasta. Padyshim, një prezantim sensacional mes dy profesionistëve, Alketa dhe Adi, që bashkohen nën të njëjtën çati, pavarësisht logos së ekraneve ku punojnë. E në këtë rast, përsëri merita i shkon regjisores Grabocka, e cila ka qenë ajo që ka zbuluar Krastën e më tej edhe Alketën në rrugën e saj të spektakleve. (Bluetooth)









Boksieri profesionist, Luan Krasniqi, është bërë baba për herë të parë, njofton Top Channel.
“Jam jashtëzakonisht shumë i gëzuar. Tashmë në jetën tonë ka hyrë një engjëll flokëverdhë dhe lindja e vajzës sime është më e rëndësishme se çdo fitore”, ka thënë boksieri kosovar.

Vajza dhe bashkëshortja e tij, Sueda, janë mirë me shëndet dhe tani ata do të kthehen në shtëpinë e tyre në Rotvajl. “Unë po shijoj çdo moment me familjen time të re”, shprehet Krasniqi.

Përveç të qenit baba i mirë, ai është i përqendruar edhe te karriera e tij dhe shpreson për një rikthim në ring.

“Stërvitem çdo dite dhe dua të bëj një ndeshje këtë vit kundër një boksieri të mirë”, shton boksieri i peshave të rënda.






Blero ka hedhur në treg single-in e tij më të ri të versionit të këngës "La Vida Loca, të cilin me parë i kishte kënduar në bashkëpunim me Dafina Zeqiri.

Por, edhe versioni i ri, të cilin Blero e ka bërë me dostat e tij po pritet që të jetë një hit i madh në Kosovë por edhe në Shqipëri, sidomos tani kur pritet të vinë edhe pushimet verore.

Me parë ishte thënë se Dafina Zeqiri nuk ka kënduar në këtë spot për shkak se nuk ka qenë e kënaqur me spotin e parë ku është paraqitur me Bleron.

Spoti i ri i "La Vida Loco"


https://www.youtube.com/watch?v=ZIEJ0k7cX_8&eurl=http%3A%2F%2Fwww%2Egazetaexpress%2Ecom%2Findex%2Ephp%2Fartikujt%2Flexo%2F6361%2FC9%2FC29%2F&feature=player_embedded
Mbrapsht në krye Shko poshtë
((HaCk-LaDi))
Admin
Admin
((HaCk-LaDi))


Postimet : 252
Piket : 962
I antarsuar : 29/06/2010

Shumë Gjëra Këtu Per V.I.P Shqipëtar... postuar nga Arjani-Records Empty
MesazhTitulli: ((HaCk-LaDi))   Shumë Gjëra Këtu Per V.I.P Shqipëtar... postuar nga Arjani-Records EmptyWed Jun 30, 2010 6:30 am

T mira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shumë Gjëra Këtu Per V.I.P Shqipëtar... postuar nga Arjani-Records
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Libri ::: 30 gjera qe e nxjerrin njeriun nga feja
» Këtu do te mesoni si me hi ne pc pa e dit pasin
» ketu mund ti prezantoni emailat
» KETU MUND TE POSTONI LOGO
» Ketu mund Te hapni E-mail

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Shkenca dhe teknologjia :: Shkenca dhe teknologjia-
Kërce tek: