pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Këshilla

Shko poshtë 
AutoriMesazh
((HaCk-LaDi))
Admin
Admin
((HaCk-LaDi))


Postimet : 252
Piket : 962
I antarsuar : 29/06/2010

Këshilla Empty
MesazhTitulli: Këshilla   Këshilla EmptyWed Jun 30, 2010 9:13 pm

› 39. “Një njeri i tha Të Dërguarit të All-llahut a.s.: “Më porosit diçka (më përudh).” I Dërguari tha : “Mos u zemëro!” Ky e përsëriti pyetjen disa herë. I Dërguari sërish tha: “Mos u zemëro!.”
› 69. “Në dy begati janë të papërfillshëm shumica e njerëzve, e ato janë: shëndeti dhe koha e lirë.”
› 187. “Kur burri e thirr gruan e tij në shtrat, e ajo këtë e refuzon dhe nëse ai fle dhe e kalon natën i hidhëruar në të, engjëjt do ta mallkojnë (gruan) deri në mëngjes.”
› 209. “Kush dëshiron që t'i shtohet furnizimi dhe t'i zgjatet jeta, atëherë le të kujdeset dhe le t'i mbajë lidhjet farefisnore.”
› 219. “Mëkatet e mëdha janë: All-llahut nëse i përshkruhet shok (shirk); mosdëgjimi i prindërve; vrasja e njeriut dhe betimi i rrejshëm.”
› 319. “Atë që je i dyshimtë zavendësoje me atë që nuk je i dyshimtë.”
› 342. Një njeri i ka thënë Lajmëtarit a.s.: “Më këshillo!” Lajmëtari a.s. i tha: “Mos u zemëro!” Njeriu këtë e përsëriti disa herë për këshillë, por Lajmëtari a.s. çdoherë ia përsëriste: “Mos u zemëro!”
› 394. “Lajmëtari a.s. e përdorte dorën e djathtë për gjërat e pastra dhe ushqim, ndërsa dorën e majtë e përdorte për nevojën e tij dhe për gjërat që ishin të papastra.”
› 428. “Veshuni me rroba të bardha, sepse ato janë veshja më e pastër dhe më e mirë e juaja dhe në to (veshjen e bardhë) mbështillni të vdekurit tuaj.”
› 452. “Kaloi i Dërguari i All-llahut para meje, dhe unë isha ulur kështu: e kisha vënë dorën time të majtë pas shpine dhe isha mbështetur në shpinën e dorës sime, e Lajmëtari a.s. më tha: “E preferon uljen e atyre të cilëve All-llahu u është hidhëruar?”
› 488. Kur Lajmëtari a.s. teshëtinte, e vente dorën e vet apo ndonjë shami në gojën e vet dhe sa mundej e ulte zërin e të teshmes së vet."
› 751. “Transmetoni të tjerëve ç'kam thënë, qoftë edhe një ajet, tregoni për Bijtë e Izraelitëve pa shtuar. Kush gënjen me qëllim ndaj meje, vetes le t'i përgatitë vendin në zjarr.”
› 887. “Vërtet, nëse ti i ndjek të metat e muslimanëve, atëherë do t'i degradosh, apo gati do ta bëje këtë.”
› 892. “Mos iu gëzo fatkeqësisë së vëllait tënd, sepse All-llahu mund ta mëshirojë atë, kurse fatkeqësinë e tij të ta caktojë ty.”
› 929. “I Dërguari i All-llahut a.s. e ka mallkuar njeriun që bart rrobat e femrave dhe e ka mallkuar femrën që bart rrobat e meshkujve.”
› 934. “Kur dikush nga ju e kryen nevojën e vogël, assesi mos ta kapë me dorën e tij të djathtë organin për derdhjen e ujit, po ashtu mos ta kryejë pastrimin pas nevojës së madhe me dorën e tij të djathtë dhe assesi mos të fryejë në enën (me ushqim).”
› 935. “Nëse ndonjërit nga ju i këputet rripi në nallane, të mos ecë vetëm me një nalle, derisa nuk e riparon nallanen tjetër.”
› 936. “Një shtëpi në Medine është djegur natën me familjen në të e kur i komunikuan të Dërguarit të All-llahut a.s. për fatkeqësinë e kësaj familjeje, ai ka thënë: “Vërtet ky zjarr është armiku juaj, prandaj kur të shkoni për të fjetur, fikeni atë.”
› 944. “Asnjë fotografi mos ta lësh pa e asgjësuar e as ndonjë varr të ngritur pa e rrafshuar.”
› 947. I Dërguari i All-llahut e ka ndaluar blerjen dhe shitjen në mesxhid dhe kërkimin e sendit të humbur, dhe të recitohen në të poezi.
› 977. “I Dërguari i All-llahut a.s. e ka ndaluar që vendasi t'i shesë diç të huajit, qoftë edhe nëse i huaji është vëlla i tij edhe nga baba edhe nga nëna.”
› 985. “Kur të dëgjoni se në një vend është paraqitur murtaja, mos shkoni atje! E nëse paraqitet në vendin ku gjendeni, atëherë mos dilni nga ai vend!”
› 996. “Besimtari nuk do të lejojë të kafshohet nga një vrimë dy herë.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Këshilla
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Forum islamik-
Kërce tek: